Oferta e një jave më parë nuk vlen më
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë atë që ka ndodhur në takimin me kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe ka komentuar situatën politike në vend.
“Patëm në tavolinë një platformë e cila u pranua nga ne në harkun e 30 sekondave qoftë nga Ilir Meta qoftë nga unë. Pati një takim të zotit McAllister dhe Fleckenstein me PD dhe u organizua më pas takimi famëkeq i pallatit të Kongreseve.
Aty u vunë dhe dy pika si mundësi kompromisi.
Njëra mundësia për të shtyrë zgjedhjet 16 korrik dhe tjetra për të bërë disa ndryshime në qeveri me figura teknike që mund të garantonin sipas atyre që kishin bërë këtë propozim, më shumë opozitën. Meta e ka pranuar menjëherë ndërsa unë jam shprehur kështu: Nuk i pranoj dhe nuk i refuzoj por jam gati të diskutoj nëse PD voton Vettingun. Kam nënvizuar shtyrje të zgjedhjeve përtej asaj që lejon Kushtetuta dhe kodi. Nuk ishte e nevojshme të diskutohej më gjatë se Lulzim Basha iku.
Politika është shah dhe jo damë. Nëse e luan politikën si damë, e përdor metodën e pokerit duke përdorur bllof si ai i Lulzim Bashës për dy muaj, do të marrësh përsipër kostot në se bllofi zbulohet. Me bllofin mund të fitosh shumë por edhe mund të humbasësh shumë. Kundërshtari jonë është mat.
Kjo aventurë dhe ky bllof kanë pasojat e tyre për PD, po ky nuk është problem ynë”-tha Rama.
Çfarë i propozova Partisë Demokratike
Ajo që ishte në tavolinë para një jave nuk është në tavolinë gjithmonë. Nëse refuzon të hash një gur në momentin kur duhet ta hash mos kujto se do ta kesh aty ta hash kur do ti. Ne jemi kundërshtarë dhe s’jemi këtu t’i tregojmë PD-së si duhet të lëvizë.
Megjithatë unë kam bërë një propozim shumë realist e garantist.
I kam propozuar një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë. Ky mekanisëm vëzhgon nga afër në kohë reale zhvillimin e procesit. Trupë mësimore, polici dhe burgje. Një zëvendës kryeministër i propozuar nga PD por jo anëtar i PD-së, i cili do të vihej në krye të një taskforce për të garantuar mospërfshirjen në proces në funksion të shumicës. Ky zëvendës kryeministër bashkë me një përfaqësues të zgjedhur nga SHBA, një nga BE dhe një nga OSBE, do të kishin në dorë monotorimin e plotë të fushatës e gjithë procesit bazuar në një rregullore të dakordësuar ku parashiheshin pikat e detyruara për qeverinë.
Ska më legalizime me kamera. Kryeministri nuk do të përdorë kamerat dhe pa publicitet çdo aktiviet të tij në fushatë.