Krerët e Partive Popullore Europiane kanë dërguar një video-mesazh Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Në mesazh kërkohet edhe një herë që partia të hyjë në zgjëdhje dhe kërkohet gjithashtu videokonferencë me deputetët e PD-së, pra një komunikim direkt i tyre e jo përmes kryetarit Basha. Mirpo në këtë moment, nisi të qarkullojë lajmi në korridoret e PD që janë prishur mjetet teknike për të realizuar video-konferencën e kërkuar nga krerët e PPE-së dhe kjo sipas tyre ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Në fakt, dyshohet që të jetë prishur qëllimisht në shenjë proteste ndaj partive aleate të Europës, sepse ato nuk po e mbështesin PD-në për të vazhduar bojkotin e zgjedhjeve dhe për të qëndruar në çadër.
Video-konferenca ishte planifikuar të realizohej në mbledhjen e grupit parlamentar të paralajmëruar për në orën 18:30. Burime thanë se Basha është vë në presionin e deputetëve të PD-së por edhe krerët e PPE-së, dhe pritet që në ora 18:30 të realizohet videokonferenca pasi, teknikët e PD-së e “ndreqën defektin teknik”.