Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka deklaruar se nesër ose të zgjedhim presidentin, ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ruçi tha se sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë.
“Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë. Opozita nuk erdhi. Ju na kërkuat para një jave në Hotel Dajti që ne tu jepnim dakordësinë tonë që ju ti drejtoheshit me një letër PPE të cilët në përvojën time asnjëherë nuk kanë qenë shuëm dashamirës me PS. Megjithatë ne ramë dakord dhe ju i çuat ftesë atyre.
Si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën. Mendoni për një çast ta kishin bërë këtë me palën tonë kundërshtare. Nuk ka ndodhur në asnjë rast jo vetëm të thellohen por të mos pranohen asnjë ndërmjetësim. Na kërkuan të thellohemi jashtë çdo logjike normale, kushtetuese, demokratike. Ju në tavolinë u treguat shumë i lumtur edhe pse këto kërkesa ishin absurde”, u shpreh Ruçi.