Qeveria e Serbisë ka caktuar një mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua.
“Krimineli është në liri, një vendim i turpshëm i gjykatës së Francës për lirimin e vrasësit të serbëve” shkruajnë mediat serbe.
Ministria e Drejtësisë në Serbi tha se kishte fakte të reja për rastin Haradinaj, pavarësisht se ai ishte liruar dy herë nga Gjykata e Hagës. Pas këtij vendimi, pritet që qeveria të ketë një reagim, por autoritetet serbe nuk kanë të drejtë ankimimi në vendimin e Gjykatës së Kolmarit.