Në Komisionin Qendror Zgjedhor nis shqyrtimi i kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji mbështeti kërkesën e maxhorancës duke thënë se shtyrja e afatit disa ditë nuk e cënon procesin. “Afati nuk është i ngurtë dhe nuk jemi në një situatë normale. Për ne më rëndësi është zbatimi i Kushtetutës dhe më 18 qershor të jenë të gjithë palët. Shtryja disa ditë është mëse normale. Deri më datën 28 prill nuk cënohet procesi zgjedhor. Është kufi ligjor”- shtoi ai.
PD, e prezantuar nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso u shpreh se kërkesa PS dhe LSI nuk ka bazë ligjore.