Çështja “Shullazi”/ Gjykata vendos të pushojë çështjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja “Shullazi”/ Gjykata vendos të pushojë çështjen

09:40 | 20/04/2017
në Shqiperi
0

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Daniela Shirka  pikërisht në kohën kur i akuzuari do të përballej me dëshminë e biznesmenit

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur të pushojë çështjen gjyqësore, në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Vendimi i gjykatës vjen pikërisht në momentin kur pritej që Emiljano Shullazi të përballej me biznesmenin Ylvi Beqja, i cili e kallëzoi për “gjobëvënie”.

Pushimi i gjykimit u vendos nga gjyqtarja Daniela Shirka, në seancën e 24-t të procesit. Gjykata ka argumentuar se shkak është bërë mbyllja e hetimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Shullazin dhe katër të bashkëpandehurit e tij dhe depozitimi i dosjes në gjyq.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Pushimi i gjykimit është argumentuar me faktin se sigurimi i provës i përket fazës së hetimit, fazë e përmbyllur tashmë. Pas dërgimit të dosjes në gjyq, pritet që dëshmia e Beqjes të administrohet normalisht gjatë gjykimit në themel.

Marrja e dëshmisë së tij në formën e sigurimit të provës u lejua më 21 janar 2017, por administrimi i saj u kthye në “mision të pamundur” për gjykatën. Në harkun e dy muajve, gjykata caktoi 24 seanca për këtë gjykim, pjesa më e madhe e të cilave dështuan për shkak të mbetjes së të pandehurve pa mbrojtës, shkruan Panorama.

Përplasjet mes palëve nisën që në seancën e parë, ku të dyshuarit kërkuan ta kishin përballë biznesmenin në sallën e gjyqit, kërkesë që nuk u mor parasysh. Në disa seanca avokatët braktisën seancën, ndërsa mbrojtësit kryesisht të caktuar nga gjykata nuk u paraqitën në gjyq. Vetëm në seancën e 10 marsit, gjykata mori pjesërisht dëshminë e tij, por seanca u ndërpre nga largimi i avokates.

Nga ana tjetër, Gjykata ka hedhur në short dosjen penale ndaj gjyqit të Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tij. Shorti ka përzgjedhur pesëshen gjykuese, e cila do të kryesohet nga gjyqtari Fran Prendi.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endri Zela akuzohen se kanë kryer një sërë veprash penale, si “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë”, “kanosje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku.

Këta dy të fundit, me aktivitet në Tiranë dhe në Lushnjë, pas kërcënimeve të Emiljano Shullazit, kanë pasur shpërthime eksplozivi në bizneset e pronat e tyre, ndërsa Prokuroria aludon se kjo ka ndodhur në formë presioni ndaj tyre, për t’i detyruar të paguanin çka u kërkohej.

Sipas Prokurorisë, grupi i Emiljano Shullazit akuzohet edhe për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule gjatë fushatës për zgjedhjet në universitete, në prill të vitit 2016. Qëllimi i kërcënimit, sipas Prokurorisë, ka qenë që Mynyr Koni të tërhiqej nga gara për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.

Në provat e renditura nga Prokuroria, në kërkesën e saj për gjykim janë dëshmitë e të dëmtuarve nga aktiviteti i Shullazit, ka përgjime telefonike, pamje filmike nga kamerat e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet dhe procesverbale të deklarimeve të dëshmitarëve që janë pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak.

Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill 2016, bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve. Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Zgjedhjet në Kavajë/ Biba: Bojkoti i Opozitës na ka vënë në vështirësi

Shtyrja e regjistrimit të koalicioneve/ KQZ vendos sot për kërkesën e PS-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com