Gjykata e Lartë vendosi sot të lirojë nga burgu ish-shefin e specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi. Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Abazi akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë dhe trafikojnë drogë në zonën e Tepelenës. Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Haki Hasabegaj.