Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për disa nga të arrestuarit e trafikut të drogës përmes doganave t♪7 Durrësit e Qafë Thanës. Dy ditë më parë Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, pasi akuzohen se kanë lejuar transportimit e drogës drejt Iaalisë. Gjykata ka vendosur masën ‘arrest në burg’ për Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës, Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Punonjësit e doganës akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali. Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.