Eduard Ndocaj: Bashkohem me opozitën sepse PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale
Çadra e opozitës është shtuar sot me një banor të ri. Është deputeti Eduard Ndocaj, i cili ka vendosur ta braktisë mazhorancën për t’iu bashkuar opozitës për “kauzën e zgjedhjeve të lira”.
Përmes një deklarate për mediat, Ndocaj ka publikuar edhe arsyet e lëvizjes së tij politike. “Opozitar, me bazë të gjerë, pa dallime ideoligjike dhe pa interesa të ngushta e personale pushteti është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza dhe për të garantuar zgjedhjet e lira. PBDKSH është e vendosur për të dhënë kontributin e saj. PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale. PBDKSH është vendosur të qendrojë e palëkundur për betejat e Demokracisë”, thuhet në deklaratën e PBDSH”, njofton Ndocaj.
Tani që kaubojsi i bashkohet çadrës, Basha me siguri do ta ketë më të lehtë betejë përballë Ramës.