Kuvendi ka miratuar me 82 vota pro ngritjen e dy komisionet Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetting-ut. Mesila Doda është ndë deputetët e miratuar në seancën e sotme parlamentare, pasi është tërhequr nga gara deputetja e LSI-së Silva Caka. Vendimi është marrë nga LSI për t’i hapur rrugë një anëtari të PDIU-së në komisionet Ad Hoc të vetting-ut. Deputetët e shumicës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre, ndërsa 6 të tjerët i përkasin opozitës. PDIU ka propozuar: Mesila Dodën dhe Tahir Muhedinin. PS ka propozuar: Bashkim Finon, Ulsi Manjan, Pandeli Majkon, Ervin Bushatin, Vasilika Hysin, Evis Kushin dhe Arben Çukon.
LSI propozoi: Luan Ramën dhe Vangjel Tavon. Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita.