Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se palët politike me besimin dhe ndihmën në zot duhet të gjejnë zgjidhje, pasi ai ka dekratuar datën e zgjedhjeve.
Nga Dropulli, Nishani ka folur në lidhje me zgjedhjet e 18 Qershorit duke thënë se “Presidenti e ka dekretuar datën”.
Ndërsa në lidhje me ngërçin politik, Nishani u shpreh se nga ky vend sot jam optimist se edhe politikanët do të orientohen me ndihmën e zotit me respekt për njëri -tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.
Ndërkohë dje mazhoranca tha se do të kërkojë ndihmën e Partive Parlamentare Europiane për të negociuar mes pozitës dhe opozitës.