Data 13 prill rezervon për protagonistët e serisë së 8 të sagës së famshme të shpejtësisë, premierën botërore të “The Fate of the Furious”, që vjen si premierë botërore edhe në kinematë shqiptare.
Ajo që e bën më të veçantë për publikun shqiptar këtë film është fakti se, kastit të zgjedhur të aktorëve hollivudianë i bashkohen 3 emra shqiptarë. Erigerta Deda nuk është e panjohur për publikun e huaj, pasi imazhi i saj është familjar në prezantimin e produkteve të shumta në rolin e modeles. Në “Fast and Furious 8” ajo vjen në rolin e një kalimtareje.
Erand Hoxha është një tjetër aktor shqiptar, që në këtë film do të interpretojë rolin e një turisti. Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film.