Në gjirin e Sarandës, ka mbërritur një kroçere me mbi 2 mijë turistë. Kjo ka qenë prekja e parë për flotën e saj, por e dyta që prek brigjet e Sarandës për këtë vit, pas asaj të 18 shkurtit.
Sipas burimeve zyrtare nga porti i Sarandës, në bordin e anijes ishin mbi 2 mijë turistë, nga të cilët 450 ndoqën guida ditore me autobusë.
Në vlerësim të saj si ngjarje e rëndësishme turistike, u organizua një ceremoni pritëse në sheshin e portit, ku morën pjesë kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, përfaqësuesi i kompanisë MSC në Shqipëri, Gazmend Haxhia, autoritete Portuale e të kapitenerisë së Sarandës.
Ndërkohë, priten që brigjet e shqiptare të vizitohen gjatë këtij viti nga rreth 30 kroçere gjigante me turistë.