Balla: Pse vonohet përfundimi i punimeve. Reagon Dervishaj: Duhen dhe 35 milionë dollarë shtesë
Deputeti socialist Taulant Balla, ka shprehur sot rezerva për punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, përfundimi i të cilës ishte planifikuar të ndodhte kohë më parë. Balla ka kërkuar sqarime nga ministri i transporteve, i LSI-së për arsyet e kësaj vonese. “Janë rrugë që u nisën me qëllime elektrorale, dhe qëllimi ynë ka qenë që me rrugët e nisura të vazhdohet. Duhet të mbajnë përgjegjësi se si kanë nisur rrugën në një trase të pastudiuar. Dua t’i kërkoj Ministrisë së Transporteve që t’i japim një zgjdhje kërkesës së banorëve ku kalon rruga. Shpresojmë që të mbarojmë rrugën me 31 tetor, por nuk kemi mbyllur procesin e dëmshpërblimit për pronarët e tokave”, është shprehur Balla.
Në përgjigje të tij, ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka reaguar, ku shprehet se është e domosdoshme të investohen dhe 35 milionë dollarë shtesë.
“Duhen dhe 35 milionë dollarë shtesë. Ka pasur që në fillim të këtij projekti një studim jo të plotë gjeologjik. Kompania që u fut në garë për këtë projekt ofertoi një vlerë shumë të ulët, rrëshkitja e dherave në zonën e Ibës kërkonte ndërhyrje të plota të mirëstudiuara, kjo për shkak se fillimi i rrugës gjatë qeverisë së kaluar me nxitimin për ta përfunduar sa më shpejt krijuan problematikën e shfaqur”, ka thënë ai.