Policia e Krujës ka parandaluar një krim brenda familjes. Bëhet me dije se uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Genci Boja, 54 vjeç, i cili kishte planifikuar të vriste me armë zjarri bashkëshorten e tij, me inicialet L.B, me detyrë oficere policie.
Ndërhyrja në kohë parandaloi gjithçka dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e 54-vjeçarit, një furgon, është gjetur arma me të cilën do të kryente krimin, një kallashnikov dhe 40 fishekë.
Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që të dhënat hetimore i kanë kaluar prokurorisë sëë rrethit, për akuzat “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.