Talenti nuk njeh kufij dhe siç e dimë disa nga artistët më të mëdhenj në botë janë me aftësi ndryshe.
14 vjeçarja Lorelai Mosnegutu është një vajzë që ka lindur pa krahë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të çojë deri në fund pasionin e saj për pianon. Ajo është e aftë t’i bjerë pianos me këmbë e të mahnisë të gjithë me zërin e saj që i buron nga shpirti.
Performanca e saj në emisionin “Got Talent” në Rumani ka prekur jo vetëm jurinë, por edhe mbarë audiencën. Ajo ka kënduar një këngë, ndërsa luan në piano me këmbë.
Lorelai u braktis nga nëna e saj menjëherë pas lindjes. Për rritjen e saj u kujdes një punonjës social, i cili e adoptoi atë menjëherë sa pa historinë në televizor. Ajo nuk mundi të flasë deri në moshën 3 vjeçare dhe as të ecë deri 4 vjeç. Kjo vajzë e mrekullueshme mundi t’i bëjë ballë të gjitha vështirësive dhe kufizimeve të saj fizike dhe mësoi të bëjë plot gjëra vetëm me këmbë.