Nga Erion Kristo
1. Një komisar i shkarkuar policie vritet në mes të Tiranës (pra vdes shteti) dhe i bëhen homazhe (të turpshme).
2. Një kryetar bashkie kërcënon me jetë një gazetar dhe vazhdon i patrazuar detyrën.
3. Magazinat plot me hashash më bëjnë të mendoj se sa ka qenë sipërfaqja e mbjellë me hashash për 12 tone produkt final?
4. Pas largimit nga policia të peshqëve të vegjël pyes veten se pse askush në qender nuk mban përgjegjësi për 12 ton hashash?
5. Neni 449 është vdekje e demokracisë dhe vetting-ut, dhe ndërkombëtaret e shitur heshtin.
6. Sot skadon afati i regjistrimit të partive në KQZ dhe kryetari i opozitës fyen një zyrtar të shtetit, sërish.
7. Kryeministri bën video.
8. LSI ka pushtuar me zyra gjithë Tiranën.
9. Unë jam idiot që prish nervat e mia në këtë vend.
10. Shtoni ndonjë gjë tjetër, se nuk i mbaj mend të gjitha marrëzirat e përditshme…
11. Sa e shtova këtë: në Berat ka filluar shpërndarja e miellit dhe këpucëve.
12. Dy kriminelë po fusin njerëzit e afërt në lista deputetesh.
13. Disa nga kandidatët e një partie në Shkodër nuk dinë shkrim e këndim.