Kanye West sapo ka prezantuar linjën e tij të parë të bizhuterive. Ai është shprehur për Vouge se për krijimin e këtij koleksioni është inspiruar nga arti i shek të 14-të në Firence që përcjell ndjenjë romatike.
“Unë doja të krijoja diçka e cila do të përfaqësonte dashuri të përjetshme.” Kim Kardashian është modelja e këtij koleksioni, e cila është mbajtur sekret për muaj të tërë. Kanye i ka besuar promovimin e te gjithë linjës së tij në bashkëpunim me argjendarinë Jacob.
Kim ka promovuar disa nga modelet e koleksionit në vitin 2016 në MTV Video Music Awards dhe gjatë javës së modës në Paris.