Dy persona kanë humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në kthesën e Mogilas, në Memaliaj.
Viktimat janë shtetasit Luan Bilbili dhe Syrja Sina, përkatësisht 55 dhe 63 vjeç. Automjeti tip “Ford” që drejtohej nga Bilbili u rrotullua disa herë para se të përfundonte në një kanal jashtë rruge.
Nga hetimet paraprake policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.