“Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar dhe do të nisë pa vonesa të mëtejshme”
OMN ka përshëndetur punën e bërë nga Avokati i Popullit në lidhje me shqyrtimin e domkumentacioneve të kandidatëve për institucionet vetting-ut.
Në një delaratë për shtyp OMN konfirmon se vëzhguesit ndërkombëtarë do të procedojnë tani me shqyrtimin e tyre të pavarur të të gjithë dokumenteve të paraqitura nga Avokati i Popullit.
Me tej në deklaratën e ONM-së thuhet se kanë vazhduar përgatitjet për ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë afatgjatë që do t’u bashkëngjiten institucioneve të vetting-ut.
“Nisja e procesit të vetting-ut do të jetë me rëndësi historike për Shqipërinë. Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar dhe do të nisë pa vonesa të mëtejshme” thuhet në deklaratën e ONM-së.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po punon për të përfunduar rishikimin e gjithë dosjeve të aplikimeve të konsoliduara rishtas dhe për t’i mundësuar Kuvendit të fillojë shqyrtimin e kandidatëve.