Organizata për mbrojtjen e mjedisit, PPNEA, prej 3 muajsh kishte vendosur disa kamera në pyllin e Pukës ku nga të cilat janë filmuar disa kafshë të rralla.
“Kontrolli i parë i kamerave-kurth na surprizoi me disa foto të mrekullueshme të Rrëqebullit të Ballkanit, një nënlloj i rrezikuar në mënyrë kritike. Fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit dhe llojeve të tjera, si ariu i murrmë, ujku, dhelpra, lepuri dhe baldosa theksojnë edhe njëherë biodiversitetin e pasur të rajonit Pukë-Mirditë” shkruan në faqen e saj PPNEA.