Avokati i Popullit Igli Totozani deklaroi se kanë dorëzuar dokumentet që u mungonin në dosje 101 kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një deklaratë për shtyp Avokati i Popullit shprehet se ka filluar nën monitorimin e ONM-së vlerësimi i dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 101 kandidatët aplikantë.
Gjithashtu bëhet me dije se numrit 101 të kandidatëve aplikantë mund t’u shtohen edhe kandidatë të tjerë, të cilët i kanë dërguar dokumentet përmes postës zyrtare, brenda afatit të përcaktuar 27 Mars 2017.