Një automjet është përfshirë nga zjarri pranë një pikë servisi në Mamarrus, ku mbeti i lënduar dhe një person.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së mërkurës, nga zjarri pësoj djegie në trup punonjësi i servisit 45-vjeçari Ardian Disha.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve dhe personave të cilët ishin aty pranë në momentin e ngjarjes, flakët u shuan dhe automjeti nuk pësoj dëmtime të shumta.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar aksidentalisht në momentin kur mekaniku po riparonte impiantin e gazit të automjetit.