Një banesë është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Kamenicë të Korçës.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Korçës sot është paraqitur 53-vjeçari me inicialet N.B., pronari i banesës së grabitur, i cili ka deklaruar se pas mesnate dy persona të maskuar dhe me armë e kanë dhunuar atë dhe më pas kanë grabitur kasafortën me lekë dhe disa dokumenta.
“Rreth orës 01:45 në shtëpinë tonë private në fshatin Kamenicë, na kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur. Na kanë dhunuar fizikisht mua dhe gruan. Na vunë armën në kokë, kërkuan paratë. Gjetën kasafortën ku kishim një sasi lekësh dhe disa dokumente, i morën dhe më pas u larguan”, ka deklaruar i zoti i shtëpisë në policinë e Korçës.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.