Një farmaci në rrugën e “Kavajës” ka rënë pre e grabitjes me armë mbrëmjen e sotme.
Policia bën me dije se në farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri dhe kanë vjedhur 15000 Lekë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.