Letër për njerëzit e vegjël që s’duan Europën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër për njerëzit e vegjël që s’duan Europën

13:40 | 25/03/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sot në Romë kujtohet 60 vjetori i Traktatit të Romës, zanafilla e krijimit të Bashkimit Europian. Burrave te mencur të asaj kohe iu deshën 10 vjet negociata e plane për të ngritur mbi rrënojat e Europës së pasluftës, Bashkimin e Paqes.
Ishte fjalimi historik i Churchill në 1946 i cili me qartësi e vizionin ndërtues, prej Universitetit të Zyrich shpalli atë që do të ndodhte: “Ju paraqes idenë e një Europe të bashkuar ku Britania e Madhe do të ketë një rol vendimtar si anëtar i familjes Europiane.”
Sigurisht ai nuk mund të parashikonte që në 1946,se Britania e Madhe do të kishte si për ironi të parin Kryeministër që projekton Bashkimin e Europës dhe 70 vjet më pas, të parin Kryeministër që i ikën Europës!

Gjenialiteti i vizionarëve si Churchill ,Monnet, Schuman, Spinelli, Adenauer, De Gasperi e Church ndoshta nuk e vizatoi dot tërësisht rrugën që duhej të ndiqte Europa e Bashkuar,por pasioni dhe vizioni se luftërat, vrasjet e dhunimi i kombeve, urrejtja e shkatërrimi duhet të merrnin fund, iu mjaftuan për të nisur një përpjekje gjigande të afrimit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe një tregu të përbashkët në kontinent, për të provuar bashkimin si fuqi të transformimit. Sot, po të ishin gjallë, do të ishin ndjerë të keqkuptuar.

Se si ngrihet një projekt-altar për të mos dënuar brezat, mes ngjitjeve e zbritjeve herë pas here në shkallare të lagështa të frikës se kush do t’ia niste i pari luftës së re, si e fundmja ngjarje që përcaktonte kush ishte më i fortë e kush më pak i dobët, na e bënë dhuratë ata burra të mençur.

Nuk di se cili ishte më brilant e shkëlqente në pasionin për t’i dhënë formë bashkimit e jo ndasisë së Europës që nëpër labirintet e ndarjes të mos ecte më askush nga popujt, dhe nën një qiell të përbashkët të ndihej tejendanë siguria e kësaj përpjekjeje aq të bukur e të vështirë, por pa dyshim ishin burra që patën kurajën të ndanin së bashku një ëndërr.

Cfaredo të thuhet sot në Romë nuk do të jetë kaq madhështore sa vendimi i 60 viteve më parë.

Madje ende sot ka plot që, mbase pa kuptuar ushqejnë shpresa të fajshme se ky projekt duhet thërrmijëzuar që të bëhet më i mirë, copëzuar që të jetë më i qëndrueshëm. Njerëz të vegjël ka kurdoherë. Në këtë rast kanë rëndëkuptuar vlerën e urtësisë së themeluesve të Europës së Bashkuar.

Prestigji dhe fuqia e këtij projekti nuk shpërbëhet prej mendimeve të kundërta mbi kufinjtë e Europës por prej nacionalizmit të sëmurë që kombet e shoqëritë i kthen kundër njëri tjetrit; prej populizmit manipulues; prej pushteteve që janë aq poshtërues e të pazotë për t’ ju dhënë përgjigje problemeve të përditshme dhe prej keqkuptimit të idesë madhështore se Europa, nëse nuk është e bashkuar dhe nuk lufton për vlerat mbi të cilat u ngrit, nuk është më Europë.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kalamaj dilni përjashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com