Policia e Beratit ka sekuestruar një sasi prej 1 ton kanabis sativa.
Policia bën të ditur se lënda narkotike është gjetur e fshehur në një magazinë në fshatin Lapan.
Një grup hetimor po punon për të identifikuar personat përgjegjës për magazinimin e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej jashtë vendit.