Ditë e dielë do të ndërrhet ora, akrepat e saj do të shkojnë 60 minuta përpara.
Ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të kësaj të diele, që do të thotë se duke filluar nga kjo e dielë në do të zgjohemi një orë më herët.
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.
Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.