Këngëari anglez Liam Payne ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë se ka realizuar ëndrrën e tij më të madhe, pasi është në një lidhje disa-vjecare me këngëtaren, Cheryl Cole.
“Kjo është vetëm një gjë. Në një mënyrë jo klishe, është e cuditshme të zgjodhesh cdo mëngjes dhe të jesh duke jetuar ëndrrën tënde. Ti zgjohesh në vendet më të bukura. Sigurisht që unë kam të dashurën më të mirë në botë dhe ajo është absolutisht e mrekullueshme. Ajo ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë,” – tha 23-vjecari për Rollacoaster.
Liam dhe Cheryl, edhe pse me një diferencë 10 vjeçare janë të lumtur me marrëdhënien e tyre, dhe kanë bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije.