Një dokumentar mbi krizën e emigrantëve që ka përfshirë Europën, ka fituar Ariun e Artë si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit në Berlin. “Zjarr në mes të detit”nga regjisori Gianfranco Rosi tregon kontrastin mes sfidave të emigrantëve teksa kalojnë detin për të arritur Europën dhe jetës së përditshme të banorëve të Lampeduzës, të cilëve Rosi u ka kushtuar filmin. Rosi u shpreh se shpresonte që të përhapte ndërgjegjësimin. “Është e papranueshme që njerëzit të vdesin duke përshkuar detin për t’iu shpëtuar tragjedive”,tha ai.
“Kanë qenë pamjet e guxmishme dhe rrëfimet që na mundësuan të vlerësonim se cili dokumentar ishte ai i duhuri”, u shpreh aktorja Meryl Streep, nje nga anëtaret e jurisë.
Ndërkohë, çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për Mia Hansen, për “Dashuri për gjërat që do të vijnë”. Majd Mastoura fitoi çmimin për aktorin më të mirë në filmin “Inhebbek Hedi”, ndërsa Trine Dyrholm atë për aktoren më të mirë në “Kolektivi”.