Gjykata ka vendosur të ndalohen përfundimisht punimet në zonën A të projektit “Veliera” në Bashkinë Durrës. Lajmin e bën të ditur avokatja që u mor me çështjen e Velierës, Mirela Çela Jorgo nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
“Përfundimisht kemi në dorë vendimin e Gjykatës së Rrethit të Durrësit ku ndalohen punimet në zonën A. Kjo është fitore tjetër e betejës sonë. Projekti “Veliera” duhet të ndryshojë. Nuk qëndron kali me dy këmbë”, shkruan Jorgo.
Ja dhe vendimi i gjykatës: