Pas vendimit të Kuvendit që Avokati i Popullit të rihapte procesin e aplikimeve, nuk ka ndodhur pasi është bërë vonesa e dërgimit të dosjeve nga Kuvendi tek institucioni i Avokatit të Popullit.
Marrja e dosjeve të aplikantëve nga avokati i popullit sapo ka përfunduar dhe që procesi të vijojë më tej, një grup ekspertësh nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe nga Kuvendi duhet fillimisht të vlerësojnë secilën dosje për dokumentacionin dhe letrën shoqëruese të tyre.
Kjo procedurë mund të vonohet disi duke parë që janë për t’u kontrolluar të gjitha dosjet e dorëzuara, të cilat janë 193.
Pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve nga këto grupe punësh, pritet që avokati i popullit të marrë një vendim për hapjen sërish të aplikimeve për qytetarë të tjerë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e një prej organeve të vettingut, në reformën e re të drejtësisë.