Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm, Kristjan Marinaj. Ai akuzohej si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.
Më 21 shkurt Prokuroria kërkoi për Marinaj dënimin me 16 vite burg, por Gjykata i dha sot atij pafajësinë. Ndërkaq Prokuroria pritet që ditën e neserme të japë pretencën për Mark Frrokun.