Debati i letërsisë/Askush nuk i detyroi recensat, shërbimi jepej me dëshirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati i letërsisë/Askush nuk i detyroi recensat, shërbimi jepej me dëshirë

10:40 | 15/03/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Tregojnë për një kallzim që i bënë kolegët e rinj profesor Çabejt, pas kthimit prej një aktiviteti ndërkombëtar në Austri kushtuar studimeve të shqipes. Prej puthjes së dorës që i bëri shefes së katedrës së shqipes, kërkohej masë prej kolegëve të tij, paradoksalisht nxënës të pedagoges ruse. Përgjigja e profesorit do t’i habiste njerëzit e Partisë: “Jam shumë plak të ndryshoj zakon. Mos më nxirrni më jashtë shtetit, sepse do të bëj njësoj.” Kuptohet se studiuesit të njohur, megjithë sikletet, nuk do t’i bënin gjë, vetëm duhet ta paralajmëronin. Ç’fituan kolegët e tij, cili i detyroi? Askush. Megjithëse patjetër e kanë fituar ndonjë ngritje në detyrë. Kurse sot, kokën nën shalë…

Koha që po jetojmë po na mëson gjithnjë e më shumë sesi të mësojmë nga e shkuara. Më saktë të mos përsërisim ato që po vuajmë dhe që e kanë përçudnuar vendin tonë. Por, historia ka treguar se pak herë njerëzit mësojnë nga ajo. Hegeli e kishte parandjerë shumë e shumë kohë më parë kur nga shekujt e shkuar do shprehej se: “Historia na mëson që njeriu nuk mëson nga historia.”

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Me pak fjalë është fare e lehtë në ditët tona që të bësh trimin, të papërlyerin, të pastërtin dhe të fërkosh duart si Ponc Pilati. E vërteta është e thjeshtë, kur nuk vishet dhe nuk shëmtohet si në ditët tona mbushur me kinse të pafund dhe me shfajësime mjerane.

Duke u kthyer në debatin për recensat e shkrimtarëve dhe artistëve për kolegët e tyre, askush në atë kohë (përveç rasteve specifike) nuk të detyronte! Vetëm se piketoheshin njerëzit që zellin e kishin të lartë për të bërë karrierë. Mu ata ishin gati të bënin gjithçka. Ndërkohë kishte plot njerëz, autoritete që nuk janë ngarë, sepse dihej prej staturës së tyre që nuk do korruptoheshin, vetëm se këta të fundit në garën e shkencës, artit duhet të fillonin pastaj nga shumë pas për karrierë, sepse në start ishin ata të devotshmit, që “ua kishin” marrë punën. Ata që ishin gati për gjithçka. Mu për këtë shkak, edhe pa ia kërkuar njeri, shumë syresh e mbushën me fletërrufe profesor Çabejn, Buza Plaku fshinte punët, kurse Trebeshinës i dilnin pa i kërkuar dëshmitar pas dëshmitari dhe atyre poetëve të ngratë ia shtuan dënimin!

SIGURIMI ishte një armë e shtetit të Diktaturës së Proletariatit, që nuk mund të funksiononte pa vigjilencën e kinseve, pa spiunët gratis, e jo thjesht ata që e kishin për detyrë dhe të zellshmit e kudogjendur.

Më keq akoma, në kohën tonë në një paralelizëm disi direkt mund të shikosh lloj-lloj kinsesh sesi kanë ngritur karrierat e tyre në kurriz të shumë fatkeqëve apo emrave të nderuar, duke i spiunuar, duke i marrë nëpër këmbë dhe duke i shmangur pa asnjë lloj vrasje mendje. Sa profesorë të nderuar, të rinj të talentuar kanë mbetur udhëve prej këtyre të zellshmëve militantë!

Nuk mëdyshohet të thuhet se në këtë kohë mbase po ia kalojmë sërish me përçudnim ndaj njerëzve të zotë, atyre që janë të kualifikuar, sepse në ballë duhet të dalin ata që edhe pa i detyruar askush, japin shërbimin. Ja pse mea culpa-t e sotme të pak njerëzve janë të padobishme apo shfajësimet e tepruara, ashtu si do jenë nesër të shumë kinseve sot, që po i ngrenë karrierat e tyre mbi fatkeqësitë e shumë njerëzve, që nuk bëzajnë dot.

/javanews.al/

Etiketa: Ben Andonidiktatura e proletariatitEqerem ÇabejHegelKasem Trebeshinamea culpaPonc Pilati

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pas surprizës së saj, Donaldi e sfidon hapur Borën (FOTO)

Ambasadori Lu: Nga Xhafaj presim luftë aktive ndaj krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com