Organizata europiane për luftën kundër krimit dhe trafikut të organizuar “Europol” ka publikuar një raport lidhur me situatën e drogës në Europë. Në këtë raport ka të dhëna për trafikun e lëndëve narkotike që zhvillohet në të gjithë kontinentin europian. Fokus të veçantë në raport ka sidomos zona e Mesdheut, për shkak se këtu bëhet transporti më i madh i drogës, në rrugë detare.
“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Europë. Gjithashtu, edhe disa lloje të tjera kanabisi si rrëshira, transportohen në vendet e BE-së nga vende të tilla si Maroku ose Libia. Transporti i drogës bëhet përmes Detit Mesdhe dhe rrugëve të tjera ujore”- thuhet në raport.