Zyrtarët e Uellsit po punojnë me autoritetet shqiptare për të trajtuar çështjen e trafikut njerëzor. Stephen Chapman tha se shqiptarët zënë numrin më të madh mes viktimave të skllavërimit modern në Mbretërinë e Bashkuar.
Një zëdhënës i Shërbimit të Prokurorisë së Uellsit tha se në vitin 2015, janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar rreth 600 shqiptarë pjesë e skllavërimit modern, që përbëjnë 17% të të gjithë rasteve të identifikuara.
Zv/koordinatorja shqiptare për anti-trafikun, Elona Gjebrea, u shpreh e kënaqur që ishte pjesë e konferencës dhe tregon gatishmërinë e shtetit shqiptar për bashkëpunuar me Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.