Drejtori i për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, e ka cilësuar, shkrimtaren Diana Çulin si “vrasëse” për recensën e saj për gazetarët Genc Leka e Vilson Blloshmi 42 vite më parë.
Të ftuar sonte në “Top Story”, Tufa këmbëngul se Diana duhet të kërkojë falje publike duke ju drejtuar, “Si të zë gjumi natën?!”.
Ndërsa Diana teksa ka rrëfyer gjithë situatën e 42 viteve më parë, u shpreh, ‘Unë nuk e ndjen aspak veten përgjegjëse. Akuza është shumë e rëndë. Nuk ju është bërë as në periudhën e diktaturës kjo akuzë që më është bërë mua”.
Debati Diana Çuli- Agron Tufa:
E njeni veten përgjegjëse për të kërkuar falje?
Diana Çuli: Unë kam dalë për dy orë në emisionin e Blendi Fevziut në 2007-n, i kam kërkuar falje familjes Leka që ishte përfshirë emri im.
Kjo ngjarje ka ndodhur 42 vite më parë, dhe unë nuk e ndjen aspak veten përgjegjëse për akuzat. Akuza është shumë e rëndë. Nuk ju është bërë as në periudhën e diktaturës kjo akuzë që më është bërë mua.
Prej 23 vitesh zoti Blloshmi e ka shkruar këtë gjendje në shtyp, por se kam quajtur të drejtë të replikoja sepse e konsideroj një humbje të madhe.
Gjithashtu kam menduar se do qetësohen gjakrat, se do hapen dosjet dhe do kuptojmë çfarë ka ndodhur me të vërtetë.
Isha kryeredakrore në gazetën Dita. Në atë kohë ishte diktatura më e rënduar.
Ekspertiza Letrare ishte një detyrë për të gjithë. Jetojmë në kohën e realizimit socialist, erdhi vetëm cikli i poezisë së Genc Lekës.
Erdhi hetuesi në zyrë dhe më tha për të bërë një analizë të poezisë. Ishte detyrim ligjor për ta bërë, nëse se bëja unë do e bënte dikush tjetër.
Kur e lexoj sot reçencën dhe them që edhe në atë moshë kur e kam bërë kam patur maturi. Unë nuk kam thënë asnjë fjalë për propagandë, kam thënë që ka trishtim, pesimizën, etj… Unë nuk e kam dëgjuar më këtë rast. E kam dëgjuar pastaj në ‘94-n dhe thashë si ka mundësi që ata janë dënuar.
Kodi penal i asaj kohe nuk kishte dënim me vdekje për poezi. Nuk u dënuan me vdekje për vjersha dekadente.
Habitem si ju zoti Agron jeni marrë vetëm me këtë segment pasi kanë qenë dhe akuza të tjera. Nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen. Unë kam thënë hapeni dosjen por unë jam shumë e lënduar për vuajtjen që kanë hequr Genc Leka dhe Vilson Bllomshi.
Unë nuk kërkoj falje sepse nuk e quaj veten përgjegjëse.
Agron Tufa: Ju atyre poezive mund t’u kishin dhënë një interpretim më letrar. Fjalia merr kuptim kur është e plotë jo me presje. Kam botuar dokumentin, ju mund ta kishit bërë neutrale por nuk deshët. Si ju zë gjumi pa kërkuar falje publike?
Diana Çuli: Unë mendoj si ju zë gjume juve me ato fjalë që keni përdorur, me akuzën “vrasëse” ndaj meje. Kjo punë bëhet me institucione e jo me mendimin tuaj.