Ministria e Mjedisit ka pranuar kërkesat e banorëve të Zharrëzës për evidentimin si dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në mjedis nga kompania e naftës.
Më anë të një urdhëri të lëshuar sot ministria ka ngritur një grup pune i cili do të përcaktojë vlerën totale që nevojitet për zhdëmtimin e të gjithë dëmit që i është shkaktuar mejdisit.
Gjithashtu ky grup pune do të evidentojë dhe të dëmtuarit nga ky dëm që u është bërë banorëvë të Zharrëzës. Ky urdhër i lëshuar nga Ministria e Mjedisit hyn sot menjëherë në fuqi.