Angelina Jolie rikthyer fuqishëm, aktorja bukuroshe është bërë imazhi më i ri i markës ikonë të parfumeve franceze, Guerlain.
Jolie jo më kot është zgjedhur imazhi më i ri i këtij parfumi, pasi ‘Guerlain’ personifikon më së miri shpirtin e gruas së fortë, asaj që të inspiron dhe të bën ta admirosh.
Pas ndarjes me bashkëshortin Brad Pitt të gjithë menduan që ky do të ishte dhe fundi i karrierës së aktores, kjo edhe për shkak të videove të fundit ku ka rrëfyer mes lotëve ndarjen me Pitt, por edhe për shkak të humbjes në peshë.
Por Jolie është rikthyer fuqishëm, po aq bukur për të mos thënë edhe më e mirë se më parë.