Që pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën “Bon Bon”, Era Istrefi publikoi këngën e saj më të re “Redrum” në bashkëpunim me “Felix Snow”.
Ndërkohë që me këngën e saj “Bonbon”, Era ishte e fokusuar tek ngjyra “Pink”, në klipin e kësaj këngë ajo duket tepër joshëse, me veshje dhe makeup në ngjyrë të kuqe dhe flokë super të gjatë bjondje platin.
Në një komunikim me fansat e saj në Instagram, Era është shprehur se kjo këngë tregon një pjesë të shpirtit të saj.