Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, ka deklaruar se e është gati të lërë mandatine deputetit, nëse vërtetohen pretendimet e prokurorisë. Sipas Prokurorisë, Gaçi rezulton i gjobitur disa vite më parë dhe nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Ai deklaroi nga foltorja e parlamentit se gjithçka ëhstë sulm ndaj tij, pasi nuk ka asnjë fakt që ai të ketë abuzuar. Gaçi deklaroi se nëse vërtetohet abuzim nga ana e tij, dorëzon vullnetarisht mandatin.
“Nëse prokuroria ka një provë të vetme që unë kam një gjobë jo 200, por edhe 20 euro jam i gatshëm të lë mandatin. Duke qenë shumë i bindur, i bëj thirrje prokurorisë ta shkëpusë emrin tim nga lista”, deklaroi Gaçi.