Këngëtarja shqiptare Linda Halimi do të këndojë në të njëjtën skenë bashkë me grupin Backstreet Boys dhe Ne-Yo
Këngëtarja ka njoftuar fansat në rrjetet sociale se do performojë në të njëjtën skenë bashkë me grupin Backstreet Boys dhe Ne-Yo, në eventin e bamirësisë që do të zhvillohet në New York.
Linda Halimi po përjeton sukseset në muzikë, pasi fitoi Festivalin e RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, 27 vjeçarja na njeh me arritjen e saj të radhës.