Një pëplasje e fortë mes dy trenëve ka ndodhur në Luksemburg ku të paktën një person raportohet i vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një prej trenëve ka qenë me pasagjerë dhe tjetri me mallra.
Kompania hekurudhore “CLT” tha në një deklaratë se treni i udhëtarëve i cili po shkonte në Francë kishte sinjalizuar për ndalim, por arsyet mbeten ende të paqarta.