Një 26 vjeçar nga Mallakstra ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Vjosë. Burime zyrtare bënë me dije se viktima është identifikuar si Lorenc Filaj. Ngjarja ndodhi në fshatin Kutë.
Mësohet se 26 vjeçari kishte dalë të peshkonte, por ende nuk dihet se si viktima ka rënë në lum.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.