Drejtori i Muzeut Kombëtar: Kumbaro jep para për Bunk’art, braktis pasurinë publike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Muzeut Kombëtar: Kumbaro jep para për Bunk’art, braktis pasurinë publike

09:39 | 06/02/2017
në Shqiperi
0

Në sheshin “Skëndërbej” vazhdojnë punimet nga bashkia dhe që prej muajit tetor, Muzeu Historik Kombëtar është duke u përballur me probleme për këtë shkak. I rrethuar, institucioni qëndron i bllokuar, duke e bërë të vështirë hyrjen e vizitorëve.

Melsi Labi, drejtor i MHK tregon përse kjo situatë është shumë shqetësuese, pasi prej kohësh muzeu nuk vizitohet nga turistët. Por nuk është vetëm ky shqetësimi i drejtorit Labi, që nuk ka “qime në gjuhë” kur denoncon mungesën e fondeve ndaj muzeut më të rëndësishëm në vend dhe harxhimin e tyre, për muzeume private si Bunk’art. Kjo është e paimagjinueshme për drejtorin e një institucioni publik, i cili e denoncon për dritare.net.

– Sa kanë ndikuar punimet në sheshin “Skëndërbej” në numrin e vizitorëve të Muzeut?
Ne jemi të varur nga punët e bashkisë, është absurde ta thuash një gjë të tillë. Unë nuk e imagjinoj dot se si një autoritet kombëtar, të varet nga ecuria e punëve të Bashkisë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Punimet në shesh kanë ndikuar në mënyrë drastike edhe në pjesën e frekuentimit, ikin ditët pothuajse pa asnjë vizitor në Muze. Një turist nuk di ta gjejë hyrjen, pasi ne jemi të rrethuar nga punimet bashkiake. Edhe vendësit vijnë anë përqark derisa e gjejnë hyrjen. Është një situatë kaotike dhe nëse vazhdohet kështu, 2017 do të jetë viti me më pak vizitorë e rrjedhimisht me më pak të ardhura. Kjo jo për fajin e Muzeut apo shërbimeve që ofron.

– Jemi në fillimet e vitit 2017. Si ka nisur për Muzeun Historik Kombëtar?
Ne arritëm që ta kthenim Muzeun në një institucion të vizitueshëm nga të gjithë. Po përsëri ka ndryshuar vetëm 30% e Muzeut. Jemi i vetmi institucion që nuk kemi pagesë për Këshillin Shkencor dhe anëtarët e Këshillit vijnë dhe punojnë pa pagesë. Ne kemi nevojë ta bëjmë të plotë ndryshimin, por për këtë gjë kemi shumë pengesa. Në raport me Ministrinë e Kulturës është e njëjta situatë, ne jemi në një ngërç, ndërkohë që marrim nga MK një buxhet aspak të konsiderueshëm, i cili nuk na lejon të bëjmë zhvillimet e nevojshme.

– Sa është buxheti për vitin 2017 i vendosur nga Ministria e Kulturës për MHK?
Buxheti për 2017 nuk ka dalë ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milionë lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milionë lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzevumeve si Bunk’arti etj., ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve.

– Cilat projekte kanë mbetur nga viti 2016 të parealizuara për shkak të mungesës së fondeve?
Një binjakëzim me Republikën Popullore të Kinës nuk u bë dot i mundur. Na u pre e drejta e udhëtimeve për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Kulturës. Mundësi të tilla të humbura kanë qenë të shumta. Por, ne kemi pengesa të shumta edhe në kuadrin ligjor. Ne nuk kemi bërë një ekspozitë ndërkombëtare. Botën këtu e kemi sjelli shumë herë me ekspozita, por kuadri ligjor nuk na ka hapur akoma dritën jeshile që ne të përfaqësohemi në botë me të mirat tona materiale dhe identitetin kombëtar.

– Cila është axhenda e MHK për vitin 2017?
Kemi rreth 250 mijë eksponat muzeal të shpërndara në bodrumet e muzeve në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi një qendër që t’i kontrollojë dhe t’i administrojë, duhet të ekzistojë një muze i atashuar. Në
2017 kemi projektuar disa aktivitete, tre prej të cilave janë ndërkombëtare. Janë dy ekspozita të artit, të fotografisë dhe pikturës, gjithashtu edhe dy konferenca, një kombëtare dhe një ndërkombëtare në fushën e historisë, arkeologjisë dhe muzeologjisë. Gjithashtu, edhe shumë aktivitete të tjera që i kemi në marrëdhënie me shkolla dhe fakultete, për zbatimin e programeve të edukimit. Në momentin që do ndryshojë situata jashtë ambienteve të Muzeut do të kenë impakt maksimal.

– Çfarë është restauruar dhe ku janë emergjencat për investime në MHK?
Kemi bërë ndryshime në pavione, ato ishin pa diçitura. Kemi rritur të ardhurat nga 3.5 milionë në 10 milionë. Kemi bërë shumë botime shkencore dhe muzeologjike. Për herë të parë prodhojmë në dy gjuhë guidën e Muzeut Historik Kombëtar. Të gjitha këto i kemi bërë me fondet e Muzeut. Kemi zgjeruar gamën e aktiviteteve, bëjmë rreth 368 aktivitete në vit.

Me fondin që iu dha Muzeut nga Ministria për ardhjen e Papës rregulluam rrugën për të hyrë para dhe tetraplegjikët, gjithashtu edhe ashensorin. Është restauruar tarraca, e cila deri në atë moment pikonte. Një e mirë tjetër ishte zgjidhja e problemit të energjisë, ministria ka mundësuar gjeneratorin për ambientet e Muzeut. Muzeu është pajisur me kamera.

Kemi punuar në kuadrin e restaurimit të veprave të brendshme, duke pasur vështirësinë e gjetjes së preparateve efikas për restaurim, kjo pasi këto blerje bëhen me tenderim. Që të bëhet me tenderim duhet të marrim ofertën më të ulët, me të cilën vjen edhe cilësia e dobët. Rrjedhimisht na prishet vepra, duke paguar lekë, ne e dëmtojmë atë. Prandaj i mbajmë në gjendjen aktuale.

Emergjente është aspirim kondicionimi dhe ndryshimi i fasadës. Ajo që ka nevojë të jetë shtesë janë shërbimet e ofruara dhe ndryshimi i çmimit të biletës. Në Muzeun Kombëtar mund të hysh me një biletë 200 lekë të reja, ndërkohë në muzetë e tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, çmimi është më i lartë. Duhet t’i jepet vëmendja e duhur Muzeut, pasi jemi në një pikë ku kemi ngecur, nuk po zhvillohemi dhe ne duhet ta ruajmë pasurinë tonë kombëtare. Synimi im është të përballemi me kolegët ndërkombëtarë në mënyrë dinjitoze.

/dritare.net/

Etiketa: Melsi LabiMinistria e kulturesMirela KumbaroMuzeu Historik Kombëtar

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para

Ne që u puthim dorën udhëheqësve dhe një leksion nga Rumania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com