Edmond Zhulali flet për shkarkimin: Drejtori i RTSH na tha jeni tepër të kualifikuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edmond Zhulali flet për shkarkimin: Drejtori i RTSH na tha jeni tepër të kualifikuar

11:17 | 03/02/2017
në Shqiperi
0
Kompozitori Edmond Zhulali dhe regjizori Petri Bozo, gjate prezantimit te Xhesika Berberit, Marinela Meta dhe Klea Huta, si prezantueset e festivalit te 52 te Radio Televizionit Shqiptar, RTSH.

Kompozitori Edmond Zhulali dhe regjizori Petri Bozo, gjate prezantimit te Xhesika Berberit, Marinela Meta dhe Klea Huta, si prezantueset e festivalit te 52 te Radio Televizionit Shqiptar, RTSH.

“Në takimin që patëm me të, drejtori i RTSH Thoma Gëllçi na tha që jemi tepër të kualifikuar, por nuk ka asnjë propozim konkret”. Kështu u shpreh dje për “Gazeta Shqiptare” kompozitori Edmond Zhulali, një nga tre kompozitorët që ranë pre e reformës që po bëhet në RTSH. Kompozitori tha dje që “…unë dhe kolegët e mi e kundërshtuam për disa opsione që ai parashtroi”.

Nga ana tjetër, kompozitori tjetër i shkarkuar, Alfred Kaçinari ka deklaruar se e kishin mësuar më herët lajmin dhe i kanë kërkuar takim drejtorit, dhe komunikimi u është bërë në zyrën e tij, duke u sqaruar se është shkurtim i vendit të punës.

-Kur e morët vesh shkarkimin ose largimin nga Departamenti i Muzikës në RTSH?
Të mërkurën në mëngjes, mbasi kishim marrë vesh që ishte bërë mbledhja e Këshillit Drejtues, kërkuam një takim me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Gëllçi, i cili na priti dhe na sqaroi që në fillim që është marrë një vendim nga Këshilli Drejtues, në funksion të reformës që është bërë në RTSH, dhe na tha që ‘me strukturën e krijuar, zyra juaj është shkrirë’. Na tha që ‘ju do të vazhdoni tre muaj sipas ligjit të jeni në dispozicion, e më pas do ikni. Nëse gjatë kësaj kohe do të gjeni ndonjë vend te listat që do të shpallen me sistemin e ri, mund të na thoni, ose nëse unë do të kem ndonjë gjë, do t’ju them. Pra, pas kësaj ju do të ikni’.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

-Si ishte komunikimi?
Kur shkuam ne aty, m’u duk ndryshe në komunikim. Ne në fakt e dinim dhe ishim të qetë.
Diskutuam rreth problemit, unë dhe kolegët e mi e kundërshtuam për disa opsione që ai parashtroi. Nuk bëhet fjalë për punën time a të kolegëve, sepse ne jemi të aftë të punojmë në çdo kohë e në çdo vend, dhe jemi në kulmin e karrierës e pjekurisë profesionale e të moshës dhe jemi të gatshëm të bëjmë çdo lloj detyre që na ofrohet e jo të trajtohemi në këtë mënyrë.

-E kundërshtuat ju?
Unë i thashë që zgjidhja është e gabuar. Kjo zyrë ka 55 vjet që është krijuar dhe është zyra kryesore nga ku kanë dalë të gjitha festivalet, e para nesh kanë qenë Abdulla Grimci, Nikolla Zoraqi, Gjon Simoni, Spartak Tili, Zhani Ciko etj. Me ardhjen tonë, mori përsipër të bëjë shumë aktivitete të tjera dhe ne kemi bërë, veç Festivalit të RTSH-së, edhe Festivalin e Këngës Popullore, Festivalin e Këngës për Fëmijë në Eurovizion, Festivalin HIT Fest për të rinj, dhe aktivitete të tjera e koncerte.

-A është festivali, sipas jush, kali i betejës në këtë rast?
Festivali ka një rëndësi shumë të madhe si për RTSH-në, ashtu edhe për mbarë opinionin publik, është festivali historik i këngës së lehtë shqiptare që mban mbi supe 55 vite të suksesshme, dhe si i tillë mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar dhe së fundmi atij europian. Është normale që ky festival të jetë objekt i diskutimit, në vëmendjen e profesionistëve dhe publikut.

-A ju është propozuar juve një pozicion tjetër, siç shprehet drejtori?
Na ka thënë që ‘jeni tepër të kualifikuar’, por momentalisht nuk kemi asnjë propozim konkret në lidhje me vazhdimin e qëndrimit tonë në RTSH. Jemi në pritje të ditës së hënë të marrjes së një dokumenti zyrtar nga ana e zyrës së personelit.
/gazetashqiptare/

Etiketa: Edmond ZhulaliKompozitoretRTSHThoma Gëllci

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Trafikonin 214 kg drogë drejt Greqisë, arrestohen dy shqiptarë

Trafikonin 214 kg drogë drejt Greqisë, arrestohen dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

14:40 | 04/02/2026
Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com