Filloi vetting-u/ Jep dorëheqjen Mirela Fana, ishte hetuese në komunizëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filloi vetting-u/ Jep dorëheqjen Mirela Fana, ishte hetuese në komunizëm

21:51 | 31/01/2017
në Shqiperi
0

Japin dorëheqjen gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj dhe gjyqtarja e Kukësit Drita Velaj. Sot, afati i fundit për formularin e vetingut për 800 gjyqtarë e prokurorë.

Vetting-u ka dhënë rezultatet e para. Gjyqtarja Mirela Fana dha sot dorëheqje si anëtare e Gjykatës së  Lartë, si dhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Dorëheqja e saj vjen në ditën e fundit të afatit të dorëzimit të formularit të vetting-ut.  Ajo nuk e ka paraqitur deklaratën e saj për vetting-un dhe ka zgjedhur të tërhiqet nga sistemi. Përveç saj, kanë dhënë dorëheqje gjyqtari Ilir Pashaj, nga gjykata e Elbasanit dhe gjyqtarja e Kukësit Drita Velaj. Vendimi i tyre për dorëheqje vjen në ditën e fundit të afatit të dorëzimit të formularëve të vetting-ut.

Një javë më parë, Mirela Fana, u zgjodh me short si kryetare e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, (KED). 27.al ka evidentuar që Mirela Fana ishte pjesë e listës së gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë, të cilët kishin të shkuar si hetues gjatë kohës së diktaturës. Përveç këtij faktori që ka ndikuar në dorëheqjen e saj nga sistemi i drejtësisë, është edhe fakti që Mirela Fana hyn në listën e gjyqtarëve më të pasur në sistemin e drejtësisë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sot, pritet që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që hyjnë në garë për të mbetur në sistemin e drejtësisë, të dorëzojnë formularin e vetting-ut. Janë gjithsej 800 gjyqtarë dhe prokurorë që duhet të dorëzojnë këtë formular. Deri në orën 11.00 të ditës së sotme, në total kanë qenë 359 gjyqtarë dhe ndihmës ligjorë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.

Me dosje dokumentesh dhe formularët e pasurisë shumë gjyqtarë, përfshi ata të Krimeve të Rënda dhe të rretheve si prokuror të kryeqytetit janë paraqitur në ILDKPI për të dorëzuar personalisht formularët. Ndër ata që kanë dorëzuar formularët është kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Pas dorëzimit të këtyre formularëve gjyqtarë e prokurorë do të qëndrojnë në pritje të ngritjes së komisioneve, të cilët do të kryejnë kontrollin e tyre sipas kritereve të përcaktuar në ligjin e rivlerësimit njohur si vetting-u, ku në sitë do të kalojnë dhe raportet e aktorëve të drejtësisë me botën e krimit.

Etiketa: Adriatik llalladoreheqjeDrita VelajhetueseIlir PashajkomunizëmMirela FanaVetting-uXhezair Zaganjori

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Rama në mbledhjen e kryesisë: I bëjmë 71 pa LSI-në

Rama në mbledhjen e kryesisë: I bëjmë 71 pa LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com