Lideri i LR-PDSH-së thekson dhe nëse LSDM-ja nuk i plotëson kushtet, shqiptarët do ti bojkotojnë zgjedhjet dhe do ti krijojnë institucionet e tyre
Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka vlerësuart si një zhvillim shumë pozitiv brakstisjen që shqiptarët i bënë Gruevskit duke i ndalur mundësinë për të bërë qeveri. “Do të ishte absurd nëse ne shqiptarët do tia mundësonin këtë një personi që bëri fushatë kundër shqiptarëve”, theksoi Sela në TV21, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Sela ka publikuar edh enjë herë kushtet që partitë shqiptare kanë për opozitën e Maqedonisë për të bërë qeveri. Në se nuk votohet Ligji për Gjuhën Shqipe, të rishikohet buxheti i Maqedonisë si të mundësohet zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale, atëherë partitë shqiptare do të ngrenë parlamentine tyre. Në se nuk do të mund të bëhet qeverija, ai thekson dhe nëse LSDM-ja nuk i plotëson kushtet, shqiptarët do ti bojkotojnë zgjedhjet dhe do ti krijojnë institucionet e tyre, përfshirë edhe Parlamentin shqiptar. (INA)