Rrugët me kalldrëm në Rehova datojnë deri në fillim të shekullit 20
Rehova në Ersekë, është shpallur qendra e re historike me vendim qeverie.Me shpalljen e këtij vendi, fshati shpallet zonë e mbrojtur historike dhe do të ruhet nga shteti. Ky vendim është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.
Propozimi për shpalljen e qendrës historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike, urbanistike e arkitektonike të këtij fshati, për t’i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si një qendër e zhvillimit të turizmit në zonën e Kolonjës.
Synimi i Ministrisë së Kulturës pas shpalljes së qendrës historike është që edhe për Rehovën të krijohet i njëjti itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart.