Këngëtari kanadez Michael Buble është tërhequr nga drejtimi i ceremonisë “Brit Awards”, për t’u kujdesur për djalin e tij të madh Noah, i cili po lufton me sëmundjen e kancerit.
Buble ka anuluar të gjitha angazhimet e punës vitin e kaluar pasi djali i tij u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në muajin nëntor, por pavarësisht kësaj ai ende shpresonte të bënte debutimin e tij në prezantimin e kësaj ceremonie.
Por në një takim të organizuar me producentet e “Brits”, Buble iu ka kërkuar atyre se duhet të gjejnë një tjetër prezantues.